Milito dhe Zanetti vazhdojë kontratat me Interin
Milano, 10 gusht - Sulmuesi i Interit, Diego Milito, dhe kapiteni Javier Zanetti ia kanë dhënë besimin klubit të tyre në prag të fillimit të sezonit të ri.
Diego Milito kishte marrëveshje me Interin deri në vitin 2013, por ai e ka vazhduar atë edhe për një sezon tjetër. Marrëveshja e re e nënshkruar do ta mbajë Militon në Giuseppe Meazza deri në vitin 2014.
Ish-sulmuesi i Genoas dhe Real Zaragozas iu bashkua Interin verën e kaluar dhe shkëlqeu në sezonin që lamë mbrapa duke shënuar 30 gola në të gjitha garat, derisa Nerazurët shënuan triumf historik duke fituar Ligën e Kampionëve.
Gjithmonë do të falënderoj klubin e madh si Interi që më ka zgjedhur dhe presidentin Massimo Moratti që më ka dhënë vetëbesim, ka thënë Milito.
Në anën tjetër Interi po ashtu ka konfirmuar në faqen zyrtare se edhe kapiteni i ekipit, Javier Zanetti, ka nënshkruar marrëveshjen e re, e cila do ta lidhë argjentinasin me klubin italian deri në vitin 2013.