Milano në krye të listës për shpenzimet e pagave të lojtarëve
Milano, 9 shtator - Kampioni i Italisë, Milani përveq që është favorit për të fituar kampionatin e ri i cili fillon nesër klubi Rossoner kryeson edhe listen e klubeve italiane për pagat e lojtarëve.
Ekipi i Massimiliano Allegrit përveç që përfundoi i pari në kampionatin italian ai kryeson edhe në një tjetër renditje. La Gazzetta dello Sport ka hartuar renditjen e klubeve italiane të cilët shpenzojnë më së shumti për ti paguar lojtarët e tyre dhe Rossonerët janë në vend të parë nga klubet tjera të Series A për nga shpenzimet për pagat e lojtarëve.
Shuma që Milani shpenzon për ti paguar të gjithë lojtarët e tij është 160 milionë euro pra nga buxheti i Milanit kjo shumë është e destinuar vetëm për pagat e lojtarëve.
Ja edhe lista komplete e të gjitha klubeve italiane dhe shumat e parave të cilat këto klube i shpenzojnë për pagat e lojtarëve:
Atalanta: 21,8 milionë; Bologna: 23,7; Cagliari: 20; Catania: 18,6; Cesena: 14; Chievo: 14,2; Fiorentina: 37; Genoa: 36; Inter: 145; Juventus: 100; Lazio: 50,2; Lecce: 13,8; Milan: 160; Novara: 9,8; Palermo: 26; Parma: 23; Roma: 76,5; Siena: 23; Udinese: 21,7.
Ndërsa për Napolin nuk ka shifra të sakta se sa e ka bilancin e shpenzimeve për pagat e lojtarëve.