Milano kërkon Bonuccin
Milano, 13 korrik - Klubi i futbollit Milano po punon për të kryer një nga transferimet më të rëndësishme të kësaj merkatoje.
Kuqezinjtë kanë bërë një ofertë konkrete për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci.
Romagnoli, De Sciglio dhe një sasi parash, në kërkim të qendërmbrojtësit të bardhezinjve dhe të kombëtares italiane, është oferta e prezantuar nga drejtuesit e Milanit.
Duket se bardhezinjtë kanë marrë 72 orë kohë për t\'iu përgjigjur ofertës së milanezëve, dhe tani janë duke vlerësuar mundësinë që mbrojtjen t\'ia besojnë emrave të rinj si Romagnoli, Rugani dhe Caldara.
Hapja e negociatave konfirmohet edhe nga menaxheri i Bonuccit, i cili u përgjigj shkurt dhe qartë: \"Po punojmë!\".
Nëse transferimi realizohet, Bonucci do të përfitojë një pagesë prej shtatë milionë eurosh në sezon te kuqezinjtë.