Milanit tashmë nuk i intereson më blerja Drogbas
Ai që prishi planet e kuqezinjve është trajneri i Chelsea, Andre Villas-Boas, i cili e aktivizoi sulmuesin afrikan në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Bayer Leverkusen.
Milanit tashmë nuk i intereson më blerja e sulmuesit afrikan në janar pasi nuk do të ketë mundësi ta aktivizojë në këtë kompeticion.
Gjithashtu, Drogba do të jetë i grumbulluar me përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë për të luajtur Kupën e Afrikës, që do të zhvillohet në fillim të vitit 2012.
Drejtuesit e Milanit duket se do të ndryshojnë objektiv dhe sulmuesi i ardhshëm i kampionëve të Italisë mund të jetë Maxi Lopez i Catania-s.