Milani shpëton, shet 25 për qind të aksioneve
Milano, 11 qershor - Milani është i gatshëm që tia shesë një pjesë të konsiderueshme të aksioneve një prej njerëzve më të pasur në botë, që nuk e di as vet se sa pasuri ka, bosit të kompanisë Emirates, Sheikh Mohammed bin Rashid Al-Maktoum.
Lidhjet e krijuara nga Berlusconi me bosin e Emirates vijnë edhe pas vizitave të kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe në kampin Rossoner.
Al-Maktoum njihet si një prej tifozëve më të flakt të Milanit në botë dhe pasi ka nënshkruar marrëveshjen e sponsorizimit me Rossonerët, tani ka vendosur edhe ta shpëtojë klubin nga rënia në aspektin financiar.
Besohet se Berlusconi është në bisedime me Al-Maktoum për tia shitur 25 përqind të aksioneve të klubit, që mund të konsiderohet pjesë e vogël për atë që Al Maktoum ofron e që është as më pak e as më shumë se 200 milionë euro.