Milani rikthehet bindshëm për Ganson
Milano, 21 prill - Interesimi i Milanit për Paulo Henrique Ganson mund të jetë rikthyer sërish në modë për sa i përket sezonit veror të merkatos.
Faktikisht është bërë e ditur se Santos ka ndërmend ta lërë të lirë lojtarin dhe pikërisht nga ky lajm, drejtuesit kuqezinj janë hedhur në sulm për mesfushorin brazilian.
Sipas mediave italiane në këtë marrëveshje mund të luajë një rol kyç Robinho, i cili kohët e fundit ka shprehur dëshirën për një rikthim të mundshëm në atdhe.