Milani pranë transferimit të Van Bommel
Milano, 25 janar - Mesfushori i Bayern Munichut, Mark van Bommel, është pranë kalimit te Milani- pohojnë mediat italiane.
Sipas Il Corriere dello Sport, shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani dhe njeriu i transfereve, Ariedo Braida, kanë udhëtuar për në Munih për të negociuar marrëveshjen për transferimin e 33-vjeçarit.
Holandezi pritet të jetë transferimi i radhës për Rossonerët, të cilët sapo kanë siguruar nënshkrimin e Urby Emanuelson.