10 Maj 2025

Milani përfitoi gati 5 milion euro nga shitja e biletave

Milano, 20 shkurt - Udhëheqësie a skuadrës së Milanit ka shitur të gjitha biletat reth 80.000 të tilla për ndeshjen e sontme të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Në arkën e skuadrës milaneze kanë hyrë 4.641.599 euro nga shitja e biletave, nga të cilat 2200 u janë shitur tifozerisë katalanase.

Superderbi në “San Siro” do të ndiqet në mbarë botën ndërsa një total prej 301 gazetarësh do të jetë prezent në stadium, si dhe 20 radio stacione nga mbarë bota.

Fakt interesant është se në 25 vitet e fundit këto janë dy skuadrat që kanë fituar më tepër trofe të Ligës së Kampionëve, një total prej nëntë.

Pesë herë “kuq e zinjtë” (në vitin 1994 e fituan kundër kundërshtarit të sotshëm në Athinë), ndërsa katër herë e ka fituar Barcelona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)