03 Maj 2024

Milani, ofertë joluksoze për Cole

Milano, 1 korrik - Ish-mesfushori i Chelseat, Joe Cole, papritmas doli të jetë një nga synimet e Milanit për këtë afat kalimtar veror, ndërsa kontrata që do t’ia ofrojë klubi nga Milanello është jo dhe aq luksoze.

Sipas disa spekulimeve, anësori anglez ka kompletuar transferimin te Arsenali, por duket se ka nga ato skuadra që nuk janë dorëzuar.

Milani dëshiron t’ia ofrojë Cole një pagë javore prej 60.000 funtesh, 20 mijë më pak se sa kur ishte te Chelsea dhe 40 mijë më pak se sa kërkoi në kontratën e re te Chelsea.

Thuhet se situatën e Cole është duke e monitoruar edhe Interi, por përkundër faktit se Cole ka blerë shtëpi në Varese pranë Milanos, duket se ai do të zyrtarizohet si lojtar i Arsenalit pas Botërorit, pasi të ketë kaluar dhe testin mjekësor, pas të cilit dhe do të nënshkruajë kontratë trevjeçare prej 80.000 funtesh në javë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)