Milani në kërkim të Podolskit
Milano, 14 korrik - Nëse janë për tu besuar spekulimet e Il Corriere dello Sport, atëherë lojtari i ardhshëm i Milanit pritet të jetë Lukas Podolski, që shihet si një sulmues i shumanshëm, që di të luajë si në qendër ashtu dhe në krah.
Me suedezin Zlatan Ibrahimovic që duket të jetë kafshatë shumë e madhe për Milanin për shkak të çmimit, duket se Rossonerët janë kthyer kah sulmuesi gjerman që vlerësohet rreth 12 milionë euro.
Megjithatë, edhe 12 milionë euro janë shumë për Milanin, por thuhet se paratë do të kompensohen nga shitja e Klaas-Jan Huntelaarit.
Podolski, 25 vjeç, ka vuajtur në Bundesliga viteve të fundit duke shënuar vetëm 17 gola në 98 paraqitje, përkundër faktit se ka shënuar 40 herë në 70 paraqitje për Gjermaninë.
Podolski ka ende potencial dhe prandaj sulmuesi me origjinë polake mund ta provoj fatin në Serie A.