Milani në gjurmët e Drogba
Milano, 18 dhjetor - Sipas mediave italiane, Milano po planifikon shitjen e Patos (ofertë prej 15 mln eurosh nga Corinthians) dhe me paratë e siguruara heqja e pagës së Drogbasë për dy sezone.
Ajo që është e sigurtë është se njëri mes Patos dhe Robinjos konsiderohen të tepërt për sulmin dhe financat e Milanit, ndaj njëri prej tyre do ta lërë skuadrën në merkaton e janarit. Por mund të ndodhë që të largohen që të dy dhe për të mbushur vakuumin, ndoshta për të kërkuar edhe dicka më shumë në objektivat sezonalë repartit pritet ti bashkohet Drogba.
Nëse futet në garën për shërbimet e tij, Milani mund të shihet i favorizuar ndaj Juventusit. Bardhezinjtë nuk duan të ofrojnë më shumë se 3.5 milion euro plus bonuset për lojtarin dhe as një kontratë deri në 2015 ashtu sikundër pretendon ai.
Ndërkohë, lëvizja surprizë, një ndër 4 top player-at që presidenti Berlusconi premtoi në darkën gala të 113-vjetorit të themelimit të skuadrës mund të jetë edhe Mario Balotelli.
Megjithatë, për të mbërritur tek sulmuesi duhet të thyhet barriera prej 37 mln eurosh e vendosur nga Manchester City, ndërsa një operacion më i thjeshtëzuar në planin financiar për të siguruar SuperMarion mund të mbërrijë në muajt e verës.