Milani në bisedime për Damiaon
Milano, 20 korrik - Milani ka filluar bisedimet për sulmuesin e Internacional, Leandro Damiao, gjithnjë sipas një prej agjentëve të tij.
Ishte një takim i shpejt, një bisedë e shkurtër. Nuk ka ende asnjë ofertë për Damiaon edhe pse Milanit i pëlqen lojtari.\"
\"Të shohim në të ardhmen nëse ata do të duan bisedime tjera. Ne nuk kemi folur për kontratën. Nuk ishte negociim. Unë nuk e di nëse Milani po bisedon me Internacional, ka theksuar agjenti i Damiaos.
Milani besohet se është në bisedime edhe me Internacional për transferimin e Leandro Damiaos në San Siro, pas largimit të Ibrahimovic nga klubi Rossoner.