Milani mendon të transferojë Torresin
Milano, 22 dhjetor - Milani raportohet se është duke menduar të transferojë sulmuesin e Chelseat, Fernando Torres, gjatë muajit të ardhshëm.
Presidenti i klubit, Silvio Berlusconi, dhe zëvendës-presidenti, Adriano Galliani, gjithmonë kanë qenë admirues të spanjollit dhe janë duke menduar për një transferim të janarit për të.
Megjithatë Milani mendon të transferojë Torresin vetëm nëse dështon në tentimin për të transferuar yllin e Manchster Cityt, Carlos Tevez.
Kuqezinjtë kanë një buxhet prej 20 milionë paund për të harxhuar në një sulmues të ri gjatë afatit kalimtar dimëror dhe ndërsa kjo shumë nuk do të jetë e mjaftueshme për të siguruar Tevez, ajo mund të mjaftojë për të bindur Chelsean ta shesë Torresin.
Vendimet konkrete pritet të merren pas Krishtlindjeve të kësaj fundjave, kur Galliani rikthehet nga pushimet e tij në Brazil.