Milani kërkon Misimovicin
Milano, 19 mars - Sipas raporteve nga Italia, Milani është në kërkim të mesfushorit kreativ të Wolfsburgut, Zvjezdan Misimovic, ndërkohë që Rossonerët shpresojnë që gjatë afatit kalimtar veror të rrëmbejnë edhe sulmuesin Edin Dzeko nga kampioni gjerman.
Thuhet se Milani dëshiron të shpenzojë 14 milion euro për 27 vjeçarin Misimovic, derisa klubi italian nuk pajtohet të paguajë 40 milionë eurot e kërkuara nga Wolfsburgu për Dzekon.
Njoftohet se Galliani do të udhëtojë në Gjermani për të përfunduar një transferim të dyfishtë, në mënyrë që të rinohet skuadra e Rossonere e shkatërruar javë më parë në Old Trafford nga Manchester United.