Milani kërkon Camoranesin
Milano, 28 korrik - Sipas mediave italiane, Milani është skuadra që ka filluar të interesohet për mesfushorin në largim të Juventusit, Mauro Camoranesi.
Tuttosport njofton se gjatë humbjes 2-0 të Milanit ndaj Vareses të dielën, Giuseppe Marotta dhe Luigi Del Neri, kanë biseduar me Ariedo Braidan dhe Adriano Gallianin në lidhje me Camoranesin.
Të katër musketerët janë parë të ulur pranë njëri tjetrit në miqësoren ku panë disfatën e Milanit.
Zërat thonë se klubet po punojnë në një marrëveshje për italo-argjentinasin i cili është i gatshëm të largohet nga Zonja e vjetër.
Camoranesi tashmë ka refuzuar oferta nga Olympiakos, Hercules dhe Club America, që ka bërë mediat të mendojnë se ai kërkon kalimin te një klub më i madh. Është thënë se trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri është adhurues i flaktë i Camoranesit.