22 Prill 2025

Milani kërkon Balotellin

Milano, 19 gusht - Milani është duke punuar drejt transferimit të sulmuesit më problematik në botë, Marijo Balotelli, por do të përballet me rivalin e përbetuar Interin, pasi Nerazzurët kanë opsionin e blerjes së sërishme të SuperMarios.

Il Corriere dello Sport pohon se Adriano Galliani do të tentojë që t’i kalojë dy javët e fundit të afatit kalimtar veror duke punuar në transferimin e 21 vjeçarit.

Balotelli u largua nga Interi vitin e kaluar pas sjelljeve kontraverse të cilat ofenduan rëndë institucionin Nerazzur.

Problem për Milanin është e drejta e Interit për ri-blerje të Mario Balotellit, por me Nerazzurët që po e kërkojnë Carlos Tevezin dhe Diego Forlanin, është pak e mundur që Rossonerët të kenë ndonjë pengesë të shprehur drejt transferimit të yllit italian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)