01 Janar 2025

Milani kërkon Anelkanë

Milano, 21 tetor - Administratori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galliani, është shprehur se në merkaton e janarit kuqezinjtë do të përpiqen të përforcojnë mesfushën, por papritmas, një sulmues si Nicolas Anelka është vendosur në qendër të vëmendjes së kuqezinjve.

Sipas asaj që zbulonte uebsajti “talksport”, përfundimi i afërt i kontratës së francezit e shndërron atë në një “okazion” të merkatos, rast nga ato që Milani i gjuan me vëmendjes.

Në fakt, tre milion euro do të mjaftonin për të kaluar 32-vjeçarin në “San Siro”.

Një vit më parë, kampionët e Italisë në fuqi ishin skuadra më aktivive italiane në merkaton e janarit, gjatë së cilës mbërriti Cassano, Van Bommel dhe Emmanuelson.

Aktualisht, tek Chelsea, Anelka është lënë jashtë planeve të Vijas Boasit, i cili beson më shumë tek sulmuesit e tjerë, si Torres, Lukaku e Drogba.

Megjithatë, në mënyrë që marrëveshja të konkretizohet, kuqezinjtë duhet të mposhtin ofertën e milionerëve të Paris SG dhe Anzhit.

Ndërkohë, vazhdojnë planet edhe për gjetjen e mesfushorit të kërkuar. Braziliani Casemiro, suedezi Eriksen dhe Montolivo janë opsionet që qarkullojnë në mendjen e drejtuesve të kuqezinjve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)