Milani interesohet për Fernandon
Madrid, 25 tetor - Drejtuesit e Milanit kanë treguar interesim për mesfushorin e Portos, brazilianin Fernando, shkroi "Gazzetta dello Sport" të hënën.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, e sheh Fernandon 24-vjeçar si zëvendësim adekuat për holandezin Mark van Bommel, i cili do të largohet në fund të këtij edicioni.
Fernando është pjesë e Portos prej vitit 2007 dhe ka kontratë me ekipin portugez deri në qershorin e vitit 2015.
Porto për lirimin e tij kërkon një dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh. Pos Milanit, për Fernandon interesim ka treguar edhe Roma.