Milani i gatshëm të ofrojë 2.5 milionë paund për Anelkan
Milano, 19 tetor - Milani është i gatshëm të ofrojë 2.5 milionë paund në afatin kalimtar të janarit për sulmuesin e Chelseat, Nicolas Anelka.
Chelsea nuk dëshiron ta humbasë te rivalët e Premier Ligës sulmuesin, i cili ka deklaruar se nuk do ta vazhdojë kontratën me Blutë, dhe ata mund të detyrohen ta shesin atë për gjysmën e çmimit gjatë janarit te ekipi italian.
Prioritet i trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri është Carlos Tevez, por çmimi i lartë i vendosur nga Manchester City e ka nxjerrë kampionin e Italisë nga gara për lojtarin. Dhe tani kuqezinjtë e shohin Anelkan si opsionin tjetër më të mirë.