10 Janar 2025

Milani firmos me portierin brazilian Gabriel

Milano, 25 maj - Milani konfirmoi blerjen e dytë për sezonin e ardhshëm, pas asaj të Montolivos, që ka firmosur më parë me parametra zero pas përfundimit të kontratës së tij me Fiorentinën.

Bëhet fjalë për një portier, brazilianin Gabriel, i cili do të transferohet në skuadër nga Kruzeiro, për një shumë të pasaktësuar.

“Është një futbollist jashtëzakonisht i talentuar. Titullar në kombëtaren U-20 të Brazilit, Gabriel ka një të ardhme të madhe përpara tij. Ndonëse është vetëm 20 vjeç, është rritur me shpejtësi dhe tek Milani mund të bëjë hapin e madh të karrierës së tij”, deklaroi Galliani.

Në një deklaratë për shtyp, administratori i deleguar i nënkampionëve të Italisë theksoi se kuqezinjtë do të vazhdojë në politikën e tyre për t’u përqendruar tek të rinjtë.

Duke veçuar lojtarë si El Sharawy apo Mattia De Sciglio, Galliani shtoi: “Nuk na intereson të rrisim futbollistë për t’i shitur më pas për fitime financiare. Ajo që duhet të bëjë Milani është të krijojë lojtarë të mëdhenj, në gjendje që të luajnë për skuadrën tonë të parë. Besoj se janë disa futbollistët aktualisht në akademi që kanë një potencial shumë të madh përpara”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)