Milani është i interesuar për transferimin e Seydou Keita
Milano, 27 dhjetor - Milani është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Seydou Keita, ndërsa Zlatan Ibrahimovic është njeriu që mund ta bindë atë që të veshë fanellën kuqezi.
Rossonerët kanë nevojë ta freskojnë mesfushën, ndërsa Mundo Deportivo raporton se lojtari nga Mali konsiderohet si zëvendësim i duhur i Mark van Bommel ose Massimo Ambrosini.
Keita dhe Ibra ishin miq të mirë gjatë kohës që suedezi luajti në Camp Nou, ndërsa thuhet se kjo mund të ndikojë që mesfushori ti bashkëngjitet sulmuesit të Milanit në San Siro.