26 Dhjetor 2024

Milani është fituesi i Superkupës së Italisë

Doha, 23 dhjetor - Milani është fituesi i Superkupës së Italisë. Kuqezinjtë arritën të mposhtin Juventusin në Doha të Katarit me 11-metërasha, në një ndeshje ku 120 minuta lojë u mbyllën në barazim 1-1.

Ndeshja nisi mëse e barabartë, me dy ekipet që zbritën në fushën e lojës me formacionet e tyre më të mira. Bardhezinjtë ishin ata që arritën të shënojnë të parët me mbrojtësin Chilleini, i cili realizoi pas një krosimi nga Pjanic në minutën e 18 të pjesës së parë.

Megjithatë, Milani gjeti forca dhe arriti ta barazonte rezultatin që në pjesën e parë. Edhe në këtë rast goli u shënua me kokë. Bonaventura mposhti Buffon-in në minutën e 38 pas një ekzekutimi perfekt.

Në 45 minutat e dyta, loja ishte e bukur me ritme dhe raste nga të dyja ekipet, por rezultati i 1-1 i vendosur në pjesën e parë mbeti i pandryshuar, kjo falë edhe dy portierëve që realizuan pritje vendimtare për ekipet e tyre.

Si për të kënaqur sa më shumë tifozët në Katar, 90 minutat e kohës së rregullt nuk mjaftuan për të vendosur fituesin e Superkupës, por u nevojitën edhe 30 minutat, madje në fund u deshën të ekzekutohen edhe 11-metërshat, ku kuqezinjtë fituan 4-3.

Një mbyllje perfekte e këtij viti për kuqezinjtë e drejtuar nga Montella

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)