22 Prill 2025

Milani e nis kampionatin pa Ibrahimovic

Milano, 18 gusht - Alarmohet Milani, pasi përmes faqes zyrtare, klubi kuqezi ka njoftuar se Zlatan Ibrahimovic ka pësuar një ndrydhje të nyjës së këmbës së majtë, i njëjti lëndim i pësuar në ndeshjen e fundit të kampionatit që shkoi.

Për këtë, sulmuesi suedez do të mungojë në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Cagliarit.

\"Milani njofton se Zlatan Ibrahimovic kishte një vizitë për t′u kontrolluar në nyjën e majtë\".

\"Diagnoza konfirmoi një ndrydhje të shkallës së parë. Ai mund të mungojë dy javë\", konfirmon klubi italian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)