Milani dhe Juventusi në ndjekje të Berbatov
Milano, 7 qershor - Përkundër deklaratave të fundit të Sir Alex Ferguson se Dimitar Berbatov nuk është në shitje, duket se e ardhmja e bullgarit është ende e dyshimtë.
Sipas një raporti në Eurosport, gjiganti anglez Manchester United po shqyrton mundësinë e zvogëlimit të borxheve me anë të shitjes së ish-sulmuesit të Tottenhamit.
Milani dhe Juventusi thuhet të jenë të interesuar për të, ndërsa Berbatov vlerësohet të jetë i shtrenjtë rreth 22 milionë euro.