Milani dhe Interi interesohen për Adebayor
Manchester, 27 shtator - Emmanuel Adebayor është fare pranë largimit nga Manchester City, ndërsa skuadrat që janë paraqitur si të interesuara për të, janë rivalët e përbetuar, Interi dhe Milani.
Miqtë e sulmuesit togolez kanë treguar për gazetën People se Adebayorit po i kalon durimi dhe se do të ishte i gatshëm të kalonte në qytetin e modës, në Milano.
Por, mbetet të shihet nëse do të kalojë në pjesën e kuqe apo të kaltër të qytetit. Marrë parasysh marrëdhëniet e mira të Cityt me Interin, shumë është e mundur që Adebayor të përfundojë në Appiano Gentile.
Megjithatë, fjalën e fundit pritet ta ketë Adriano Galliani i Milanit, që është i dashuruar në sulmuesin togolez.