23 Dhjetor 2024

Milani arrin marrëveshje për të transferuar Diego Laxalt

Milano, 15 gusht - Milani ka arritur marrëveshjen për të transferuar anësorin uruguaian Diego Laxalt, i cili pres vitit 2015 ka luajtur me Sampdorian në Serinë A dhe këtë verë zhvilloi një Botëror për t’u mbajtur mend në Rusi.

Kuqezinjtë do të paguajnë 14 milionë euro për kartonin e tij dhe 4 të tjera në formë bonusesh, ndërsa një pjesë e madhe e kësaj shume, do të zbritet nga shifra që Genoa duhet t’i paguajë Milanit për blerjen e Lapadulës.

Laxalt do të jetë një vlerë e shtuar për Gattuson, pasi luan si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë e sulm, në krahun e majtë, ndërsa mbetet ende për t’u kuptuar se si do të vijojë merkatoja e kuqezinjve.

Kjo pasi në të majtë të mbrojtjes janë tre futbollistë aktualisht, zvicerani Rodriguez, kroati Striniç dhe tashmë edhe Laxalt, i cili do të mbërrijë në Milano sonte në mbrëmje he nesër do të kryejë vizitat mjekësore dhe firmosë kontratën.

Mediat italiane hedhin dritë mbi një transferim të mundshëm të Rodriguez te Paris Saint Germain, që janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë, pasi nuk arritën të marrin Alex Sandron nga Juventusi.

Me dyshen Leonardo-Maldini, Milani është rizgjuar në merkato dhe ka afruar plot pesë futbollistë me peshë, si Higuain, Caldara, Bakayoko, Castillejo dhe së fundi Laxalt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)