Milan shkarkon trajnerin Marco Giampaolo
Milano, 9 tetor - "AC Milan" ka shkarkuar trajnerin Marco Giampaolo pas vetëm tre muaj e gjysmë në këtë detyrë, për shkak të një fillimi të dobët të sezonit.
"Milani" është i 13-ti në "Serie A", tre pikë nga zona e rënies një kategori më poshtë, pas tre fitoreve në shtatë ndeshjet e para.
52-vjeçari Giampaolo pasoi Gennaro Gattuso-n në qershor, pasi ish-mesfushori i Italisë u largua sepse "Milani" dështoi në fazën kualifikuese të Ligës së Kampioneve.
"AC Milan", shtatë herë kampion i Evropës, nuk ka luajtur në Ligën e Kampioneve që nga viti 2014 dhe për herë të fundit e fitoi titullin e "Serie A" në vitin 2011.
Klubi do të ishte kualifikuar në Ligën e Europës të këtij viti, por po vuan një dënim njëvjeçar për shkeljen e rregullave të "Fair Play"-it financiar.
Ndërkohë në Spanjë edhe "Espanjoli" e ka shkarkuar trajnerin e tij.
Klubi barcelonas njoftoi se David Gallego është larguar pas tetë ndeshjesh në këtë sezon dhe është zëvendësuar nga ish- trajneri i "Seviljes" Pablo Machin.
Gallego e la "Espanjolin" të parafundin në renditje me pesë pikë, pas fitores së vetëm një nga tetë ndeshjet e "La Liga"-s.
Sulmuesi kinez Wu Lei ka shënuar vetëm një gol deri më tani këtë sezon për "Espanjolin".