Milan - Roma shkëmbejnë Bonera - Borrielo
Milano, 17 nëntor - Milan dhe Inter po përgatisin një shkëmbim për merkaton e janarit. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Milanit, Daniele Bonera dhe sulmuesin e Romës, Marco Borrielo.
Duke parë dëmtimin e rëndë të Nicolas Burdisso dhe formën jo të qëndrueshme të Juan, Roma është e gatshme ta pranojë këtë marrëveshje sepse ka nevojë vërtetë për një qëndërmbrojtës në janar.
Edhe Galiani është i gatshëm për diçka të tillë pasi arrin të mos shpentojë asnjë euro me këtë lëvizje.
Por sipas Drejtorit të Përgjithsëm të verdhekuqve, Milani edhe duhet të paguajë pasi kartonat e dy futbollistëve nuk kanë të njëjtën vlerë monetare. Por, në merkato, shpesh herë bëhen edhe sforco ekonomike.