Milan po punon për transferimin e Frank Lampard
Milano, 20 janar - Tabloidi britanik \"Sunday People\" hap një skenar të ri në merkaton e janarit ku Milan po punon për transferimin e Frank Lampard në San Siro.
Mesfushori anglez do të lerë Chelsean në fund të këtij sezoni dhe lajmet më të fundit e shohin shumë pranë Los Angeles Galaxy, por futbollisti nuk duket shumë i bindur për një të ardhme në Major League Soccer.
Pavarësisht zërave që mbërrijnë nga Anglia, vështirë se Lampard mund të zbarkojë në Milano duke parë deklaratat e Massimiliano Allegrit për David Beckham.
Gjithësesi, në futboll kurrë mos thuaj kurrë.