Milan përqendrohet tek Armeron
New Delhi, 29 shkurt - Nuk është vetëm polemika me Juventusin ajo e cila ka rëndësi në skuadrën e Mialnit.
Kuq e zinjtë faktikisht janë të përqendruar shumë në merkaton e ardhshme që do të realizojnë dhe drejtuesit e klubit po mendojnë për një strategji sa më të mirë për të përforcuar skuadrën.
Vëmendja është përqendruar tek mesfushori i Udinezes Pablo Armero.
Futbollisti me origjinë kolumbiane nuk ka shumë kërkesa në Itali dhe kontaktet me Udinezen sipas mediave italiane tashmë kanë nisur.
Nisja e kësaj tratative do të fillojë në kuotën e 15 milionë eurove.