Milan nuk heq dorë nga Tevez
Milano, 27 dhjetor - Nuk ka Maxi Lopez dhe as Fernando Torres, Milani dëshiron vetëm Carlos Tevez.
Në një intervistë për Studio Sport, Adriano Galliani ka deklaruar se do të presë Apashin deri në ditën e fundit të merkatos dhe se gjithcka tashmë varet nga Manchester City.
Gjithashtu zv. presidenti i klubit kuqezi ka shuar zërat duke përjashtuar mundësinë e largimit të El Sharaawy nga kampionet e italisë.
I kemi bërë ofretën Manchester City dhe nuk do ta ndryshojmë edhe pse ata e kanë refuzuar. Nuk është hera e parë që pas një muaj oferta të pranohet.\"
\"Nga ana tjetër El Sharaaëy do të qëndroj tek Milan edhe sikur të vinte Tevez ku më duhet të kujtoj se nuk mund të impenjohet në Champios League. Jam i lidhur pas 19 vjecarit ashtu sic është dhe presidenti Berlusconi. Të shohim si do të jetë dhe cfare do të ndodhi deri në shkurt, ndoshta Allegri e vendos në listën për Champios.
Megjithatë Galliani nuk harron të thurri elozhe për Milanin duke bërë krahasim me kampionët absolut të Barcelonës dhe duke e cilësuar 2011 si një vit të mrekullueshëm për Dajtë
Nuk jemi shumë larg Barcelonës. Mendoj se skuadra që e ka vendosur më shumë në vështirësi në këtë pjesë të parë të sezonit nuk është Reali i Madridit por pikërisht Milani im. Ndërkohë ky vit që po lejmë pas ishte mjaft emocionues për ne.\"
\"Kemi fituar kampionatin Italian dhe kemi zhvilluar ndeshje të bukura. Për tu përmendur janë dhe goditjet që kemi bërë në merkato.
Fundi i vitit 2011 e gjen Milanin të renditur në vendin e dytë në Seria A me 34 pikë po aq sa Juventusi i vendit të parë, që do të thotë se 2012 do të jetë një luftë e vërtetë për titullin kampion.