10 Janar 2025

Milan, në pritje të Andy Carroll

Milano, 29 gusht - Milan ka arritur marrëveshjen për huazimin e Bojan Krkiç nga Roma, duke përforcuar më tej repartin e sulmit pas blerjes së M’Baye Niang.

\"Jam gati, nuk kam aspak frikë. Kjo është një dhuratë e mrekullueshme për mua\", është shprehur ish-lojtari i Barcelonës në hyrje të selisë së klubit kuqezi.

\"Nuk kam folur ende me Allegrin, por jam gati të luaj ditën e shtunë\", ka shtuar spanjolli 22-vjeçar.

Malaga dukej se ishte në avantazh për marrjen e shërbimeve të Bojan, por vullneti i sulmuesit të ri për të luajtur tek Milani ka bërë që çështja të zgjidhet në favor të kuqezinjve.

Merkato e Milanit duket se nuk mbyllet me kaq. Sipas sportmediaset.it, Liverpool i ka ofruar me formulën e huazimit klubit italian sulmuesin anglez Andy Carroll.

Milan është i gatshëm të shpenzojë vetëm 1.5 milionë euro për marrjen borxh të qendërsulmuesit shtatlartë.

Pas EURO 2012, klubi anglez i kishte ofruar Carroll-in kuqezinjve për 20 milionë euro, ndërsa tani duket se i kanë ulur krejtësisht pretendimet. Drejtuesit e \"The Reds\" kërkojnë 3 milionë euro këtë sezon dhe 17 për blerjen përfundimtare verën e ardhshme, por siç përmendëm më sipër Milan ofron vetëm 1.5 milionë euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)