Milan në krye të Serie A
Milano, 3 tetor - Milani ka fituar 1-0 ndaj Parmës, në fushën e kësaj të fundit dhe është ngjitur përkohësisht në krye të Serie A me 11 pikë.
Ka qenë një supergol nga 38 metra i mesfushorit Andrea Pirlo, ai që ka vendosur triumfin e kuqezinjve në Parma.
Edhe pse kanë qenë gjatë gjithë kohës në sulm me treshen Ronaldinho-Ibrahimovic-Robinho, asnjëri nga këta yje nuk arritën të shënonte në portën kundërshtare, duke shpërdoruar shumë raste.
Ka menduar mesfushori Pirlo për ti dhënë fitoren milanezëve të cilët tashmë do të bëjnë tifo për Juventusin në derbin e Italisë mes Interit dhe Zonjës së vjetër që do të luhet ditën e dielë.
Ndërkohë Udinese ka marrë fitoren e parë këtë sezon në Serie A, pasi ka mundur 1-0 Cesena-n falë golit të Benatia në minutat shtesë të ndeshjes.