Milan me 3 emra për të zëvëndësuar De Jong
Milano, 13 dhjetor - Marrëveshja e nënshkruar me kinezët hap skenare të reja për merkaton e Milan.
Kuqezinjtë kanë nevojë për një mesfushor sidomos pas dëmtimit të gjatë të Nigel De Jong, i cili do të mungojë 6 muaj.
Sipas asaj që raporton "Corriere dello Sport", janë 3 emra që qarkullojnë në axhendën e drejtuesve të Milan.
Në pole-position është Juraj Kuçka, falë edhe marrëdhënieve të mira që ka klubi i Genoas me atë të Milan.
Menjëherë pas tij vjen një prej ish nxënësve të Massimiliano Allegrit te Cagliari, Radja Nainggolan, ndërsa i fundit në pod është mesfushori hollandez i PSV, Kevin Strootman, shumë i preferuar nga kuqezinjtë por që ka një vlerë kartoni të shtrenjtë për arkat e "Djallit".