11 Janar 2025

Milan kërkon katër futbollistë nga Real Madridi

Milano, 16 maj - Skuadra e AC Milan synon të marrë katër futbollistë të Realit të Madridit në sezonin e ardhshëm, të paktën sipas një artikulli të publikuar të mërkurën në “Corriere dello Sport”.

Sipas këtij informacioni, kuqezinjtë po ndjekin jo një, por plot katër futbollistë, që Reali mund të jetë i gatshëm t’i largojë nga ekipi i tij i parë, në mënyrë që ta lehtësojë barrën e pagave dhe të grumbullojë fonde për blerje të reja.

Luka Modriq, Angel Di Maria, Diego Lopez dhe Pepe janë vendosur të gjithë në qendër të vëmendjes së Gallianit, që beson se nëpërmjet tyre mund të jetë në gjendje të ndërtojë një skuadër në gjendje për të fituar Serie A dhe për të konkurruar për titullin në Champions League.

Galliani dhe presidenti i Realit, Florentino Perez, do të takohen të mërkurën në Amsterdam, pasi të dy do të asistojnë në një ceremoni që do të mbahet përpara finales së Europa League dhe do të vendosin kontaktet e para midis dy klubeve, në lidhje me këtë hipotezë.

Një prej blerjeve më të shtrenjta të Realit, Luka Modriq ka zhgënjyer duke mos u ngjitur asnjëherë në nivelin e pritshmërive të tij në këtë sezon, ndërsa Di Maria dhe Pepe kanë humbur vendin e tyre të titullarit fiks.

Nga ana e tij, Diego Lopez ka zënë vendin e kapitenit Casillas në këtë sezon, falë disa paraqitjeve të lavdërueshme, por me largimin e pritshëm të Mourinhos është e parashikueshme që porta t’i rikthehet kapitenit të kombëtares spanjolle, duke bërë që Lopez të kërkojë një alternativë të re.

Bie në sy fakti që Kaka, të cilin Milani e kërkoi fuqimisht gjatë verës së kaluar, nuk figuron më në planet e shtatë herë kampionëve të Evropës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)