Milan, Inzaghi largohet në janar
Milano, 30 nëntor - Sipas Corriere dello Sport, këto do të jenë Krishtlindjet e fundit të Pippo Inzaghi tek Milan.
Sulmuesi 38-vjeçar ka ende dëshirë të luajë dhe në janar, 11 vite me kuqezinjtë, do të largohet nga klubi milanez, duke parë edhe afrimin e një sulmuesi tjetër.
Sipas gazetës italiane, futbollisti do të mundohet të gjejë një klub që luan në Kupat e Europës ose në një kampionat disi më të vogël se ai italian për të patur shumë hapësira aktivizimi.