15 Maj 2025

Milan interesohet për dyshen Shaqiri - Xhaka

Milan, 29 nëntor - Dy mesfushorët kosovarë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka mund të bashkohen sërish në një skuadër.

Interesim për dy ish-mesfushorët e Baselit ka shprehur skuadra italiane Milan. Kështu njofton të enjten \"calciomercato.com\".

\"Massimiliano Allegri është në kërkim të mesfushorëve për të rritur cilësinë. Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka janë dy nga disa emrat që janë në listën e Milanit.

Shaqiri mund të luajë në tri pozicionet e mesfushës, kurse Xhaka është një lojtar mjaft i frytshëm në pjesën defensive.

Të dy futbollistët janë të talentuar dhe vlerësohen shumë për lojën që zhvillojnë\", shkruan \"calciomercato.it\".

Shaqiri 22-vjeçar me Bayern Muenchenin ka kontratë deri në qershor të vitit 2016, kurse Xhaka 21-vjeçar ka kontratë deri në qershor të vitit 2017 me Borussia Moenchengladbach.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)