Milan huazon Mamadou Sakho
Milano, 19 gusht - Mamadou Sakho mund të transferohet në formë huazimi te skuadra e Milanit.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja italiane "Corriere dello Sport", e cila shkruan për skenarin e mundshëm të kalimit të mbrojtësit të Paris Saint Germain në "San Siro".
Sipas prestigjozes italiane, mbrojtësi francez mund të rinovojë kontratën me kampionët e Ligue I, për tu transferuar më pas te kuqezinjtë në formë huazmi për 1 sezon.
Mësohet se dhe trajneri Massimiliano Allegri ka dhënë miratimin e tij pë këtë operacion. Ndërkohë Administratori i Deleguar Adriano Galliani vazhdon të presë sinjale nga Cska Moska pë japonezin Keisuke Honda.