Milan dhe Paris Saint Germain, në sfidë për Ganson
Paris, 21 mars - Milan dhe Paris Saint Germain janë përqendruar mbi mesfushorin e Santos, Paulo Henrique Ganso.
Lojtari në fjalë ka qenë një prej dëshirave të merkatos së kaluar të verës së kuq e zinjve që me sa duket është rikthyer sërish në planet e para të skuadrës.
Sipas shtypit të Amerikës Latine, klubi brazilian është i gatshëm të nisë tratativat për të arritur në një marrëveshje të mundshme, por çdo gjë sipas tyre do të nisë në bazën e 20 milionë eurove.
Me sa duket do të jetë një sfidë e vërtetë ajo që do të zhvillohet mes kuq e zinjve dhe kryeqytetasve francezë, ku për Ganson do të bëhet një ankand