Milan dhe Juventus në luftë për Julian Brandt
Milano, 11 shkurt - Julian Brandt është një ndër talentet më premtues në futbollin gjerman. Mediat e këtij vendi e kanë cilësuar si të jashtëzakonshëm yllin e Leverkusenit.
Anësori i talentuar ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me \"Aspirinat\" duke tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha. Së fundmi në garë për të janë futur edhe dy klubet të njohura italiane, Milan dhe Juventus.
20-vjeçari ka një kontratë të gjatë me Leverkusenin deri në qershor të vitit 2020, por ai mund të zgjedhë të largohet për të ngjitur shkallët e karrierës.
Ekipi i njohur gjerman është i gatshëm ta largojë lojtarin nëse për të vjen një ofertë mbi 30 milionë euro.