Milan bën gati kontratën e re për Pazzini-n
Milano, 4 mars - Sipas medieve italiane Milan është i gatshëm ti ofrojë kontratë të re sulmuesit Giampaolo Pazzini.
28 vjeçari erdhi në San Siro në marrëveshje shkëmbimi me Antonio Cassanon i cili kaloi te Interi.
Marrëveshja aktuale e Pazzinit me Kuqezinjtë vlen deri më 2015, por gjiganti italian synon të vazhdojë kontratën e sulmuesit edhe për 12 muaj të tjerë.
Por, në të nuk është përfshirë një rritje e pagës prej 2.7 milionë eurosh në sezon.
Pazzini, ish futbollist i Atalantas, Fiorentinës dhe Sampdorias, ka shënuar 12 gola në 21 ndeshje për Milanin deri tani gjatë këtij sezoni në Serie A.