01 Janar 2025

Milan, Barca, Chelsea kërkojnë fitore

Milano, 19  tetor - Skuadrat e mëdha evropiane si Milani, Barcelona e Chelsea, do t’i kërkojnë pikët e reja në duelet përkatëse, për ta bërë një hap tjetër drejt kualifikimit në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshje interesante pritet të jenë edhe ato ndërmjet Bayer Leverkusenit me Valencian dhe Marseilles ndaj Arsenalit.

Liga e Kampionëve vazhdon me ndeshjet e xhiros së tretë në Grupet E,F,G e H, ku pritet të zhvillohen takime mjaft interesante.

Në Grupin E, lideri Chelsea do t’i kërkojë tri pikët e radhës, kur në Londër sonte e gostit ekipin modest belg, Genk.

Në rast të fitores eventuale, ekipi i Andre Villas-Boas do t’i afrohej edhe më shumë të tetës së finales.

Ndërkohë, Leverkusen, që zë pozitën e dytë, shpreson në eksperiencën e Michael Ballack, për ta ruajtur pozitën aktuale, pas duelit që do ta kenë me ekipin spanjoll, Valencia, në kuadër të Grupit E. Spanjollët do të kënaqeshin edhe me një barazim, në duel me ‘Farmaceutikët’.

Pasi patën nismë të gjorë në kampionatet respektive, suksesi në Evropë është bërë më shumë se i rëndësishëm për Marseillen dhe Arsenalin, të cilat po përgatiten për përballjen e parë në mes vete në Ligën e Kampionëve, në kuadër të Grupit F.

Francezët kanë shënuar vetëm një fitore nga nëntë ndeshje në Ligue 1, ndërsa londinezët kanë mbetur larg kryesuesve në Premierligë, pas largimit të dyshes Samir Nasri e Cesc Fabregas, gjatë verës që shkoi.

Mirëpo, Arsene Wenger shpreson shumë në sulmuesin kryesor, Robin van Persie, i cili po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme. Këtë vit, holandezi ka realizuar 28 gola nga 36 ndeshje, gjë e cila nuk i kishte ndodhur asnjëherë më parë. Në duelin tjetër, kampioni gjerman, Borussia Dortmund do të udhëtojë drejt Greqisë, me synim që ta nxjerrë ndonjë pikë.

Befasia më e këndshme e fazës së grupeve, APOEL Nicosia do të ketë punë me Porton e rrezikshme në shtëpi, ndërsa lideri i kampionatit ukrainas, Shakhtar Donetsk, që barazoi në shtëpi me ekipin qipriot 1:1 në shtator, do t’i mirëpresë komshinjtë e Zenitit, nga Rusia.

Milani dhe Barcelona do të mundohen t’i fitojnë ndeshjet përkatëse, ndaj bate Borisovit dhe Viktoria Plzenit, për ta siguruar 90 për qind kualifikimin në të tetën e finales. Befasitë eventuale nga ndeshjet e sontme do të linin gjithçka të hapur në Grupin H.

Liga e Kampionëve

E mërkurë

Grupi E: Bayer Leverkusen – Valencia 20:45, Chelsea – Genk 20:45

Grupi F: Marseille – Arsenal 20:45, Olympiacos – B. Dortmund 20:45

Grupi G: Shakhtar Donetsk – Zenit 20:45, FC Porto – APOEL Nicosia 20:45

Grupi H: AC Milan – Bate Borisov 20:45, Barcelona – Viktoria Plzen 20:45

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)