Milan arriti të marrë Andrea Poli, i ikën Robinho
Milano, 4 korrik - Milan arriti synimin për të marrë mesfushorin Andrea Poli. Pas takimit mes agjentit të lojtarit dhe Adriano Galianit Milani dhe Sampdoria gjetën akordin për mesfushorin.
Futbollisti që është prej disa vitesh në xhiron e kombëtares italiane do të shkojë te Milani me formulën e bashkëpronësisë,ndërsa 50 përqind e kartonit mbetet në zotërimin e Sampdorias.
Është më pranë largimit ndërkohë Robinjo që i lëshon sinjale dashurie Santosit përmes përfaqësuesit të tij ligjor.
I intervistuar nga sajti brazilian Lansenet avokati i sulmuesit deklaroi se Robinjo pranon të përfitojë më pak para për të shkuar te Santos, pasi është i vetëdijshëm se duhet të reduktojë pagën e tij në mënyrë që transferimi të realizohet.