Migjen Basha futbollist i Torinos
Torino, 21 qershor - Migjen Basha është 100% një futbollist i Torinos. Tashmë kartoni i mesfushorit të kombëtares shqiptare i përket i tëri klubit granata.
Në merkaton e futbollit Italian ishte dita e zgjidhjes së bashkëpronësive të klubeve për lojtarët.
Pasi nuk u gjet një akord mes Torinos dhe Atalantës që kishin në bashkëpronësi kartonin e 26 vjecarit kosovar të dy skuadrat ju drejtuan zarfeve.
Në këtë procedurë sic e parashikon rregullorja fiton oferta më e lartë e cila me hapjen e zarfeve rezultoi ajo e Torinos që kishte propozuar 350 mijë euro.
Me këtë shumë, klubi torinez arriti të sigurojë dhe pjesën e kartonit të Bashës që më parë disponohej nga bergamaskët duke e bërë plotësisht të tijin futbollistin shqiptar. /