11 Janar 2025

Micheal Ballack nuk mund të drejtojë asnjë automjet

Madrid, 9 nëntor - Micheal Ballack nuk mund të drejtojë asnjë automjet për një vit e gjysmë, ndërsa duhet të derdhë në arkat e Madridit zyrtar një gjobë prej 6 750 eurosh.

Ky ishte vendimi që dha një gjykatë spanjolle ndaj ish-kapitenit të kombëtares gjermane të futbollit, gjatë së premtes.

36-vjeçari ka vendosur që të mos apelojë kundër këtij vendimi.

Ballack u kap më parë gjatë vitit në shkelje të plotë të ligjit për qarkullimin rrugor, duke udhëtuar me një shpejtësi prej 211 kilometrash në orë, në një autostradë ku kufiri i shpejtësi ishte prej 120 kilometrash, pranë qytetit të Kaseresit.

Ndonëse vendimi i një gjykate spanjolle njihet edhe në vendet e tjera të BE-së, Ballack do të mund të drejtojë mjete në vendin e tij, pasi në Gjermani, në autostrada nuk ka kufi shpejtësie dhe atje ku ka, kalimi i saj konsiderohet përgjithësisht një shkelje dhe jo një kundravajtje penale si në Spanjë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)