Mesut Özil nënshkruan kontratë me Fenerbahçen
Stamboll, 24 janar - Futbollisti Mesut Ozil, ka thënë se do të jetë gjithmonë pëlqyes i ekipit të Arsenalit, pavarësisht pse është transferuar në klubin Fenerbahçe.
Lojtari 32-vjeçar ka nënshkruar kontratë për tri vjet e gjysmë me ekipin turk.
Klubi turk i futbollit Fenerbahçe konfirmoi nënshkrimin me futbollistin Mesut Özil nga Arsenali në një transferim falas.
"Është arritur një marrëveshje me Klubin e Futbollit Arsenal për transferimin e futbollistit profesionist Mesut Özil në klubin tonë", njoftoi klubi i Stambollit në një deklaratë.
Özil, një shtetas gjerman me origjinë turke, nënshkroi një kontratë 3,5 vjeçare me klubin e Super Ligës turke.
Mesfushori 32-vjeçar arriti në Stamboll me një avion privat më 18 janar.
Ai kishte tre sezone të suksesshme me gjigantët spanjollë Real Madrid, gjatë të cilave ai ndihmoi "mbretërit" të fitonin një titull në La Liga, si dhe një Super Kupë Spanjolle.
Özil sot mori pjesë në seancën e tij të parë stërvitore me Fenerbahçe pasi përfundoi transferimin e tij në klubin turk nga Arsenali i Anglisë.
Lojtarët e Fenerbahçes mirëpritën shokun e tyre të ri në kompleksin stërvitor Can Bartu në Stamboll.
Ish lojtarët, përfshirë Roberto Carlos, Nicolas Anelka, Pierre van Hooijdonk, Alex de Souza dhe Robin Van Persie, gjithashtu përshëndetën Özilin me një video-mesazh të shpërndarë nga Fenerbahçe në Twitter.