Mesut Oezil, futbollisti më i mirë gjerman
Munich, 9 janar - Mesfushori i Real Madridit, Mesut Oezil, është shpallur futbollisti më i mirë gjerman nga tifozët, në një sondazh të Federatës Gjermane të Futbollit.
24-vjeçari, i cili e fitoi të njëjtin titull edhe vitin e kaluar, ka fituar 32.5 për qind të votave.
Vendi i dytë i takoi sulmuesit të Lazios, Miroslav Klose (13.9 %), ndërsa mesfushori i Borussia Dortmundit, Marco Reus, zuri vendin e tretë (13.1%.)
Oezil në sezonin e kaluar e fitoi titullin e La Ligas me klubin tij, ndërsa në dy ndeshje të Euro 2012 u shpall lojtari i takimit.