Messi theu rekordin e legjendarit Pele
Barcelonë, 12 nëntor - Futbollisti tri herë më i mirë në botë, Lionel Messi ishte në takimin e sontëm golashënues i dyfishtë për skuadrën e Barcelonës në fitoren prej 4:2 kundër Mallorcas dhe me këta dy gola ai tejkaloi brazilianin e famshëm pele me numrin e golave të shënuar brenda një viti kalendarik.
Goli i dytë i Messit kundër Mallorcas ishte i 76-të në vitin 2012, derisa legjendari Pele në vitin 1959 kishte shënuar një gol më pak.
Pele atëbotë kishte shënuar 66 hewrë për ekipin e tij Santos, kurse nëntë të tjerë për kombëtaren braziliane. Messi, ndërkaq, sivjet ka shënuar 64 gola për Barcelonën dhe 12 herë të tjera ka tundur rrejtin duke luajtur me fanellën e Argjentinës.
Mirëpo, argjentinasi nuk është rekorder absolut, sepse para tij është akoma po ashtu qendërsulmuesi legjendar i Bayernit Gerd Müuller, i cili në vitin 1972 ka tundur plot 85 herë rrjetat e kundërshtarëve.
Messi deri në fund të vitit pritet ti luajë edhe 12 ndeshje, 10 për Barcelonën dhe dy për Argjentinë