11 Janar 2025

Messi theu rekordin e Gerd Müllerit

Barcelonë, 10 dhejtor - Messi po shëndrrohet në një legjendë historike në futboll. Përkundër moshës së re, ai sonte ka thyer një rekord të madh në historinë e fubollit.

“Futbollisti i rekordeve”, siç po e quajnë gjithnjë e më shpesh mediat, gjatë pjesës së parë të takimit kampional në Betis, ndërmjet Realit vendës dhe Barcelonës, shënoi dy gola, duke e thyer rekordin 40 – vjeçar të ish futbollistit të Bayernit dhe të kombëtares gjermane, Gerd Müller, i cili brenda një viti kishte realizuar 85 gola.

Messi deri para fillimit të ndeshjes së sontme kishte shënuar 84 gola dhe me dy golat e rinj arriti kuotën e 86 golave, që është rekord për futbollin botëror.

Një javë më parë, Messi theu rekordin e Pele-s, për më shumë gola të shënuar brenda një viti kalendarik, ndërsa të sonte (e diel) theu edhe rekordin e legjendës gjermane Gerd Mueller.

Messi ka shënuar gjatë këtij viti 74 gola për Barcelonën dhe 12 për Kombëtaren e Argjentinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)