Messi testohet për problemet në veshkë
Barcelonë, 8 shkurt - Barcelona ka konfirmuar se ylli Lionel Messi ka kaluar sot ditën duke testuar zhvillimin e problemeve me veshkë që iu shfaq në fund të vitit të kaluar.
Rezultatet, që do të dalin nesër, mund të ndikojnë që lojtari të mungojë në gjysmëfinalen e dytë ndaj Valencias në Kupën e Mbretit.
Leo Messi do ti nënshtrohet disa testeve të hënën dhe të martën për të parë zhvillimin e problemeve në veshkë, ka njoftuar klubi.
Të mërkurën lojtari do të kthehet në ushtrime me skuadrën e parë. Vlen të theksohet se argjentinasi shënoi tre gola ndaj ekipit të Shkodran Mustafit.